Fermerët protestojnë në Korçë, kërkojnë mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria

Fermerët protestojnë në Korçë, kërkojnë mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Dëmtimi masiv i fermerëve të Korçës, Maliqit dhe Devollit si pasojë e breshërit ka bërë që ata të protestojnë para Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë duke kërkuar zgjidhje nga shteti.

Të lodhur nga përballja me të njëjtën situatë çdo vit dhe nga mungesa e alternativave që tu sigurojnë atyre mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore fermerët kërkojnë kompensim të dëmeve që kanë pësuar kryesisht në sektorin e pemtarisë pasi humbjet e tyre janë të mëdha. Sipas fermerëve në kushtet kur atyre ju është shkatërruar prodhimi alternativa e vetme po ju mbetet emigrimi dhe braktisja e bujqësisë.

Nga verifikimet e deritanishme në terren dëmet janë të konsiderueshme dhe arrijnë qindra hektarë, ndërsa  grupet e ekspertëve janë duke vijuar punën për të evidentuar dëmin e saktë për të cilin më tej do ti dërgohet një raport ministrisë.

Për vite me radhë dëmet nga fatkeqësitë natyrore kanë dëmtuar fermerët e Korçës por e vetmja procedurë që ndiqet është ajo e verifikimit në terren dhe raportimit në ministri por zgjidhje konkrete që ti mbroje fermerët apo ti lehtësojë në situata të tilla nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat