Largimi i 11 deputetëve nga grupi i PD/ ”Kishin zgjedhur Rithemelimin”, Zekthi: U noterizua diçka që ekzistonte

Shqipëria

Largimi i 11 deputetëve nga grupi i PD/ ”Kishin zgjedhur Rithemelimin”, Zekthi: U noterizua diçka që ekzistonte

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:36
Fitim Zekthi

Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Sa i përket largimit të 11 deputetëve të PD nga grupi parlamentar i partisë, ai u shpreh se këta deputetë kishin zgjedhur të ishin pjesë e Rithemelimit.

Sipas tij ky veprim ishte thjesht “noterizimi” i diçkaje që ekzistonte prej kohësh, pasi “ata kanë ikur me vetëdije” fillimisht.

“PD është në një krizë, është ndarë. Këta 11 që u larguan kanë zgjedhur një grupim tjetër. Ata nuk kanë qenë këtu që në fillim. Ishte noterizimi i diçkaje që tashmë ekzistonte. Këta deputetë kanë 2 vjet që nuk shkojnë te Alibeaj, por te Luçiano Boçi. Ata kanë ikur me vetëdije.

Ata kanë zgjedhur të ikin te një grupim tjetër. Dora e bashkëpunimit është e shtrirë, por grushti është i mbyllur nga ana e foltores për mendimin tim. Këta kanë zgjedhur të shkojnë te Kuvendi në stadium, ku u bë rithemelimi i tyre. Këta janë atje. PD e asaj kohe e konsideronte marrëzi atë që ndodhi në stadium. Këta të 11-të ishin te stadiumi, ishin te lëvizja e foltores.

Në botë zgjedhjet e pjesshme zakonisht i shkojnë opozitës. Kukësi u fitua nga PS edhe për shkak të mosbesimit ndaj opozitës. Korrupsioni i elitës është ai që ka sjellë problematikën në PD, jo tani por që më herët. Shkaku i krizës së thellë është korrupsioni i lidershipit të kësaj partie”, u shpreh ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat