“Të vijojë reforma zgjedhore”/ Raporti i ODIHR për 14 majin: Procesi ishte i qetë, por kishte votim familjar

Shqipëria

“Të vijojë reforma zgjedhore”/ Raporti i ODIHR për 14 majin: Procesi ishte i qetë, por kishte votim familjar

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:22
“Të vijojë reforma zgjedhore”/ Raporti i ODIHR për 14 majin: Procesi ishte i qetë, por kishte votim familjar

ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale te 14 majit duke mbërritur në përfundimin se  “dita e zgjedhjeve ishte e qetë por u ndikua për keq nga ndërhyrjet partiake në proces, sikurse defektet teknike e probleme proceduriale. Nuk u lejuan në disa raste vëzhguesit e misionit tonë të shihnin votimim dhe numërimin”.

Në 11% të qendrave të votimit të vizituara kishte njerëz që mbanin shënim  se kush vinte të votonte. Në 9% të qendrave të vizituara pajisjet e identifikimit elektronik nuk punonin ose operatorët nuk ishin paraqitur në punë.

Nga vëzhgimi këtyre zgjedhjeve ODIHR ka bërë 27 rekomandime. Vihet theksi tek agjencitë ligjzbatuese të cilat duhet të hetojnë në mënyrë të pavarur shitblerjen e votës.

Të shtohet siguria e votës, eliminohet intimidimi votuesve dhe vota në grup.  Të vijohet me reformën zgjedhore nga parlamenti dhe aktorët politik në zbatim të relomandimeve të OSBE – ODIHR. KQZ duhet të zhvillojë një audit të pavarur pajisjeve dhe softwerëve një ditë para zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat