Operacion antidrogë në Itali: Arrestohen tetë persona, mes tyre edhe shqiptarë

Shqipëria

Operacion antidrogë në Itali: Arrestohen tetë persona, mes tyre edhe shqiptarë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Tetë persona janë arrestuar pas një operacioni antidrogë në Itali, ku sipas mediave italiane, mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

Bëhet e ditur se gjashtë nga personat e arrestuar kanë mbetur në burg, ndërsa ndaj dy të tjerëve u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, shkruan Abcnews.al.

“Operacioni “Vezët e Arta 2022” filloi që verën e kaluar.

Asokohe autoritetet italiane sekuestruan 6 kilogramë drogë, të llojit kokainë heroinë dhe marihuanë dhe arrestuan pesë persona. Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur gjetjen e mbi 250 shitjeve të lëndëve narkotike në qendër të qytetit Savona ndaj të arrestuarve, banorë në provincat Savona, Genova dhe Modena”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat