Sulm terrorist pranë parlamentit në Ankara/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Shqipëria

Sulm terrorist pranë parlamentit në Ankara/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria dënon sulmin terrorist, duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë.

Sakaq, i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat