Moti i thatë, KESH blen energji/ Importohet në vlerën e 5 milionë eurove

Shqipëria

Moti i thatë, KESH blen energji/ Importohet në vlerën e 5 milionë eurove

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Moti i ngrohtë dhe mungesa e theksuar e reshjeve të shiut gjatë muajve të fundit  ka ndikuar  ne nivelin e ujit në kaskadën e Drinit. Për të ruajtur rezervën ujore Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e ka nisur muAjin tetor me blerje energjie. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rreth 270 metra ndërsa prurjet rezultojnë të ulëta.

Në bazë të proçedurës së fundit KESH ka importuar rreth 5 milionë euro energji elektrike. Energjia është kontraktuar me tre lote për periudhën 2-8 tetor dhe është arritur të sigurohet me një çmim që varion nga 85-102 euro për megavator.

Për të garantuar furnizim me energji elektrike, vetëm për muajin shtator KESH ka importuar energji me vlerë mbi 10 milionë euro. Kjo shumë rezulton se është disafish më e vogël nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku vetëm për shtatorin u blenë 60.4 milionë euro .Ndikim ka dhënë edhe stabilizimi i çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare gjatë këtij viti.

Por pavarësisht kësaj ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë një rikthim të shtrenjtimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare për shkak të vijimit të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe kërksave të larta për energji për shkak të afrimit të stinës së dimrit.

Sektori energjitik në vend ka pasur një performancë pozitive në 6 muajt e parë për shkak të kushteve të favorshme  metorologjike. Enti Rregullator i energjisë raportoi se niveli i ujit në kaskadën e Drinit ishte më i larti i regjistruar në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat