Pastrimi i parave të Cosa Nostras, GJKKO jep dënimin për kunatin e shoferin e Taçit

Shqipëria

Pastrimi i parave të Cosa Nostras, GJKKO jep dënimin për kunatin e shoferin e Taçit

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:41
Artur Balla dhe Bledar Lilo

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar 11 vite burg Artur Ballën dhe 10 vite Bledar Lilon kunatin dhe shoferin e bisnesmenit Rezart Taçi.

Gjykata i shpalli fajtor për veprat penale të “Pastrimit të parave” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Për shkak se ndaj tyre u aplikua gjykimi i shkurtuar ata përfituan ulje të dënimit me 1/3-ën.

Ata akuzohen se në bashkpunim me biznesmenin Rezart Taçi transferuan paratë e organizatës mafioze Cosa Nostra, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021.

Skema e pastrimit të parave përmes transaksioneve përfshin edhe një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, ku paratë që duheshin pastruar do të lëviznin në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, ku Taçi dhe dy njerëzit e tij bashkëpunonin me 4 italianë për pastrimin e parave të Cosa Nostra-s.

Dosja ndaj Rezat Taçit është ndarë për shkak se biznesmeni është në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat