Mjekësia nis me protestë, studentët kundër ligjit për punësimin me detyrim në Shqipëri/ Kërkojnë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese

Shqipëria

Mjekësia nis me protestë, studentët kundër ligjit për punësimin me detyrim në Shqipëri/ Kërkojnë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vazhdojnë protestat edhe në këtë vit të ri akademik.

Studentët bojkotuan edhe ceremoninë, që u mbajt për t’iu uruar fillimin e vitit akademik, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor për tre deri në pesë vite, pas përfundimit të studimeve në vendin e tyre, e më pas të pajises me diplomë.

Ata janë shprehur edhe më herët kundër këtij ligji,  i cili është miratuar dhe dekretuar nga presidenti në muajin korrik. Aktualisht janë duke e ndjekur çështjen në rrugë ligjore.  Mësohet se kanë marrë avokat dhe brenda pak ditëve pritet që të bëjnë një padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet.

Por jo të gjithë studentët janë në të njëjtin mendim. Studentët e vitit të parë e kanë pranuar këtë kusht, pasi janë vënë në dijeni që në nisje të studimeve, ndërsa ata të vitit të dytë dhe të tretë e quajnë të jashtëligjshëm dhe shkelje të së drejtës së tyre.

Studentët shpresojnë se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë ligjin që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor në vendin e tyre pas diplomimit dhe janë shprehur se do ketë bojkot derisa të arrihet që kjo kërkesë e tyre të gjej zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat