Ilir Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët, po vdesin 36 persona çdo ditë

Shqipëria

Ilir Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët, po vdesin 36 persona çdo ditë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 09:11
Ilir Alimehmeti

50% e të gjitha vdekjeve kanë si shkak kryesor sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se problemet e zemrës renditen të parat.

“13 mijë e 82 vdekje në vit shkaktohen nga këto problematike dhe i bie 36 humbje jete në ditë vetëm vdekje jo sëmundshmërinë,” – tha mjeku.

Pas problemeve kardiake, në vend të dytë dhe të tretë janë vdekjet nga shkaqe të papërcaktuara dhe tumoret.

“Me interes është të vesh re se 23,3% të humbjes së jetës janë pa shkaqe të papërcakuara mirë. Është e pakuptueshme që 1 në 5 humbje jete nuk kemi informacion pse ka humbur jetën këtu mund të fshihen shumë situata të ndryshme, si rrjedhojë ky numër është më i lartë. Tumoret vijnë në vend të tretë,” – u shpreh Alihmehmeti.

Rritja e numrit të vdekjeve ka disa shkaqe, që lidhen kryesisht me moshimin, por ajo çfarë ka dështuar sipas epidemiologut është parandalimi.

Ndërsa shifrat vijnë në rritje, mjekët kërkojnë që të bëhet kujdes me stilin e jetesës, pasi hipertensioni, yndyrat e larta në gjak, alkooli dhe duhani cilësohen si vrasësit e heshtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat