Tragjedia e Gërdecit me 26 të vrarë/ SPAK kërkon Shkëlzen Berishën

Shqipëria

Tragjedia e Gërdecit me 26 të vrarë/ SPAK kërkon Shkëlzen Berishën

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 13:28
Shkëlzen Berisha

GJKKO pritet që këtë të mërkurë të caktojë se cilët dëshmitarë do të dëgjohen në gjyqin për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, teksa po ndjek nga afër zhvillimet thotë se Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe shpërdorim detyre” në kuadër të zinxhirit komandues ushtarak në lidhje me çmontimin e municioneve në punishten e Gërdecit.

Ndërkohë, familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë. Mes listës, dallohen dy emra të rëndësishëm, ish-drejtuesit e kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Diveroli dhe David Packouz.

Sakaq, dëshmia e tyre mund të jetë shumë e vlefshme për gjykatën, pasi ata mund tregojnë rolin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës , në atë krim, i cili vrau  26 persona të pafajshëm.

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha kërkon të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre, figuron ish-zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.

SPAK ndërkohë ka kërkuar nga Gjykata të marrë në pyetje edhe 71 dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, në atë tragjedi që la shumë familje me lot sy pasi humbën të afërmit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat