Fredi Beleri del përpara gjykatës më 12 Tetor

Shqipëria

Fredi Beleri del përpara gjykatës më 12 Tetor

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:49
Fredi Beleri

Në 12 Tetor, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë për gjykimin në themel të dosjes në ngarkim të Fredi Belerit.

Ai akuzohet se është përfshirë në korrupsion në zgjedhjet e 14 Majit.

Kandidati i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Himarës do të gjykohet me proces të zakonshëm, sipas zgjedhjes së tij dhe përballë gjykatës do të dalin dhjetra dëshmitarë dhe provat video dhe audio që SPAK thotë se ka kundër tij.

Beleri i ka mohuar akuzat dhe pretendon se nëpërmjet dëshmive do të provojë pafajësinë e tij.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat