Shkrumbohen mbi 800 hektarë pyje, riaktivizohen sërish vatra të shumta zjarri në Pishporo dhe Darëzezë

Shqipëria

Shkrumbohen mbi 800 hektarë pyje, riaktivizohen sërish vatra të shumta zjarri në Pishporo dhe Darëzezë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Vatra të shumta zjarri janë riaktivizuar sërish pasditen e sotme në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier.

Pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Canadair, vatrat janë riaktivizuar sërish të favorizuara edhe nga era e fortë ndërkohë që aktualisht vatra më masive ndodhet në zonën e Pishës së Butë.

Përballë kësaj situate autoritetet po kërkojnë përforcime nga qarqe të tjera, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve ndodhen 11 mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin në 800 hektarë. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka konsideruar si një ndër zjarret më të vështirë për t’u përballur deri më sot në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat