Shiste drogë në afërsi të shkollave, pranga 49-vjeçarit në Poliçan

Shqipëria

Shiste drogë në afërsi të shkollave, pranga 49-vjeçarit në Poliçan

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:51
Poliçan

Një 49-vjeçari në Poliçan ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shitje droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Altin Zajmi.

Ai akuzohet se shpërndante lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza si dhe fishekë luftarak

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Vihet në pranga një 49-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe doza kanabisi, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat