Sfidat ekonomike të rajonit/ Ibrahimi: Të fokusohemi te zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara

Shqipëria

Sfidat ekonomike të rajonit/ Ibrahimi: Të fokusohemi te zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:10
Sfidat ekonomike të rajonit/ Ibrahimi: Të fokusohemi te zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara

Sekretari i Shtetit në ministrinë e Financave në Mal të Zi, Agron Ibrahimi thotë se vendet e rajonit duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes tyre.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Ibrahimi u shpreh se bizneset në rajon, duhet të rrisin bashkëpunimin.

“Institucionet shtetërore pothuajse i kanë bërë një pjesë bazike të tyre, që ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjeve. Mirëpo, problemi është te hapi i dytë, te zbatimi i marrëveshjeve. Aty duhet të fokusohemi, në mënyrë që të bizneset të kenë lehtësira të lëvizjes, qarkullimit sa më të shpejtë dhe sa më të lehtë ndërkufitar. Këtu duhet të jetë fokusi kryesor i institucioneve shtetërore, që asnjë marrëveshje e nënshkruar të mos mbetet në letër, në mënyrë që të jetë e prekshme dhe e ndjeshme për të gjithë banorët e rajoint dhe për të gjitha bizneset.

Pjesa e dytë ku duhet të fokusohemi, është ndërlidhja shumë e mirë që duhet të kenë bizneset me njëri-tjetrin në rajon, në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin.

Ne jemi në një botë të globalizuar, ku asnjë shtet në rajon nuk është i foksuar, që ka ndonjë kufizim tregtar ndaj vendeve të tjera. Ne jemi, përveç tregut rajonal, kemi tregun evropian, edhe tregun botëror”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat