Pse vdiq 3-vjeçar? Mjeku: Anestezia varet nga lloji i operacionit, ka rreziqe

Shqipëria

Pse vdiq 3-vjeçar? Mjeku: Anestezia varet nga lloji i operacionit, ka rreziqe

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:48
Mjeku anestezist Sali Urovi

Mjeku anestezist Sali Urovi në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se anastezia varet nga lloji i operacionit.

Nisur nga rasti i fëmijës 3-vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhemb, ai theksoi se i mituri i është nënshtruar një operacioni të mëparshëm në zemër dhe mund të i jetë dhënë anestezi për të sëmurët në gradë të tretë.

“Anestezia është procedurë që ka rreziqet e veta dhe pacientit ose familjarit. Anestezia varet nga lloji i operacionit. Nëse operacioni është i lehtë dhe nuk prek organet vitale, atëherë dhe anestezia është anastezi gjenerale por është në difecionin e lehtë.

Operacionet që prekin organet e rëndësishme janë operacione të mëdha dhe kërkojnë anestezi të rëndë. Anestezia varet nga gjendja e të sëmurit në atë moment. Rreziku i anestezisë, ndryshon nga operacionet. Anestezisti ka të drejtë të kërkojë ekzaminime të tjera për të sqaruar gjendjen aktuale të pacientit në mënyrë që të bëhet ndërhyrja. Ndërhyrja kardiake e fëmijës e çon në klasifikimin e gradës së tretë të sëmundjes”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat