Kishte dalë për peshkim me shokët, gjendet i pajetë në bregdetin e Rrjollit një 70-vjeçar

Shqipëria

Kishte dalë për peshkim me shokët, gjendet i pajetë në bregdetin e Rrjollit një 70-vjeçar

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm në bregdetin e Rrjollit në Velipojë është gjetur trupi i pajetë, pa shenja dhune i një 70-vjeçari.

I moshuari Y.H banues në Tiranë, ditën e djeshme kishte dalë për peshkim me shokët e tij, por nuk u kthye më në shtëpi.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat