26-vjeçaja përplas për vdekje të moshuarin në Golem

Shqipëria

26-vjeçaja përplas për vdekje të moshuarin në Golem

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rasti në hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat