Divjakë/ Vidhnin në banesat e fshatit florinj dhe pajisje, arrestohen dy të rinjtë! Një të moshuar e dhunuan

Shqipëria

Divjakë/ Vidhnin në banesat e fshatit florinj dhe pajisje, arrestohen dy të rinjtë! Një të moshuar e dhunuan

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj kanë rënë në pranga në fshatin Shën e Premte të Divjakës, pasi vidhnin nëpër banesa.

Ndër ta, një 81-vjeçare bëri kallëzimin në polici, se dy persona i kishin vjedhur me dhunë bizhuteritë e floririt që kishte në banesë. Policia bëri të mundur bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se dy autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat