Transportonte emigrantë nga Siria, shpallet në kërkim 57-vjeçari nga Kosova/ Çmimi i kripur që kërkonte

Shqipëria

Transportonte emigrantë nga Siria, shpallet në kërkim 57-vjeçari nga Kosova/ Çmimi i kripur që kërkonte

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë dhe ata të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Korsia”, në kuadër të të cilit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi kosovar R. S., 57 vjeç, banues në Kosovë.

Në Milot, Policia konstatoi se 57-vjeçari transportonte, me një furgon, drejt Kosovës, 29 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin kufirin, ilegalisht. Nga hetimet rezultoi se kjo veprimtari kriminale po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Shtetasi R. S. ka braktisur furgonin, sapo ka parë shërbimet e Policisë, dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat