Dhunonte dy vajzat e mitura, arrestohet 39-vjeçari

Shqipëria

Dhunonte dy vajzat e mitura, arrestohet 39-vjeçari

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të saj të mitura

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura”, njofton policia.

Gjithashtu në pranga është vënë një 19-vjeçare, e cila duke drejtuar mjetin është përplasur me një shtyllë, duke marrë lëndime vetë dhe po ashtu janë lënduar dy pasagjerë të mitur që ndodheshin në Benz.

“B. K., 19 vjeçe, banuese në Kashar, Tiranë, sepse më datë 08.10.2023, rreth orës 20:50, në fshatin Kodër Kashar 2, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me një shtyllë. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesja e automjetit dhe dy të mitur, pasagjerë në automjet me të, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat