Balla dorëzon kërkesën: Tullumbacja të futet në listën e lëndëve narkotike

Shqipëria

Balla dorëzon kërkesën: Tullumbacja të futet në listën e lëndëve narkotike

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 16:23
Ministri i Punëve Të Brendshme Taulant Balla

Ministri i Punëve Të Brendshme Taulant Balla ka dorëzuar në komisionin për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë një letër zyrtare ku kërkon që tullumbacet me azot,  të cilat po përdoren nga të rinjtë të futen në listën e lëndëve narkotike apo psikotrope.

Kjo kërkesë e ministrit sipas tij, vjen pasi është ngritur shqetësimi se përdorimi i këtij sjell probleme shëndetësore, përfshirë këtu ato të natyrën neurologjike.

“Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope të ndaluara, sipas legjislacionit në fuqi, lind nevoja emergjente për përfshirjen e tyre në listën përkatëse që i ashkëlidhet ligjit nr. 7975 datë 26.07.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Krahas gazit N2O, kërkojmë nga ky komision të merret në konsideratë edhe përfshirja në listëm e lëndëve narkotike apo psikotrope të ndaluara dhe të gjitha substanvave të reja narkotike, të identifikuara dhe propozuara në kohë të ndryshme nga Instituti i Policisë Shkencore, të cilat mund t’ua vendosim në dispozicion sipas kërkesës suaj”,-thuhet në kërkesën e ministrit Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat