Megaoperacioni “Flakë në det”/ Arrestohet shefi i komisariatit Laç, në kërkim baroni i drogës Gëzim Çela dhe 2 të tjerë

Shqipëria

Megaoperacioni “Flakë në det”/ Arrestohet shefi i komisariatit Laç, në kërkim baroni i drogës Gëzim Çela dhe 2 të tjerë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 18:55
Muhamet Rrumbullaku

Dritan Metaj, shefi i Komisariatit të Laçit, është arrestuar nga policia gjatë megaoperacionit të SPAK të koduar “Flakë në det”, që është vijim i aksionit të para disa muajve.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë të posaçme për shtyp pasditen e së hënës, ka bërë të ditur se 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me këtë operacion.

Ata janë Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxa. Sipas Rrumbullakut, të tre këta persona ndodhen jashtë Shqipërisë.

Gëzim Çela nga Kurbini njihet si “baron i drogës” në Fushë Kuqe.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë ende edhe për sekuestrimin e pasurive të patundshme të personave të përfshirë në këtë trafik droge.

Megaoperacioni i sotëm është vijim i atij të para disa muajve në det, ku në një velierë u kap 1 ton kanabis që po tentohej të trafikohej.

Trafikantët, kur konstatuan forcat e policisë, i vendosën zjarrin velierës në mes të detit. Policia arrestoi 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në operacionin e para disa muajve në mes të detit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat