Hasani takon Peleg: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Shqipëria

Hasani takon Peleg: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 23:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Ministri Hasani i shprehu ambasadores Peleg mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin.

Hasani theksoi se, Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat