Vangjel Dule komenton vendimin për Belerin: I burgosur politik i Ramës

Shqipëria

Vangjel Dule komenton vendimin për Belerin: I burgosur politik i Ramës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 12:55
Vangjel Dule

Gjykata e Durrësit shpalli këtë të martë moskompetencën për gjykimin e kërkesës së Fredi Belerit për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.

Në një reagim për media në përfundim të seancës, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se nuk ka asnjë ligj që e ndalon Belerin të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur me vullnetin e qytetarëve.

Ai shtoi se Beleri është një i burgosur politik nga personalisht vetë kryeministri Rama, për shkak të axhendës së qeverisë për pronat në bregdetin e Himarës.

“Ju e shikoni që topi po hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Të gjithë qytetarët t’i hedhin një sy Konventës Kuadër për të Drejtat e Njeriut, neni 6 pika 2, që flet për prezumimin e pafajësisë të çdo qytetari që nuk ka një dënim të formës së prerë. Një qytetar që prezumohet i pafajshëm, i cili është zgjedhur nga komuniteti I Himarës për të qenë kryetar bashkie, me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet për të marrë detyrën duke nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që nuk e lejon të betohet dhe të marrë detyrën përveç arbitraritetit. Ëhstë një çështje kryekëput politike dhe Beleri vijon të mbetet një i burgosur politik, personalisht i zotit Rama”, tha Dule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat