Krisje me Metën? Berisha e përshëndet ‘live’: Ai ka treguar vendosmërinë e tij

Shqipëria

Krisje me Metën? Berisha e përshëndet ‘live’: Ai ka treguar vendosmërinë e tij

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:59
Ish-kryeministri Sali Berisha

Berisha e ka përshëndetur ‘live’ kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke hedhur poshtë aludimet për një krisje mes dy aleatëve.

I pyetur nëse ka ndonjë krisje pas deklaratave të Metës se do ta vijojë betejën politike, me apo pa të, Berisha tha se ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike.

“Asnjë krisje, ajo është ftesë.

Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat