Dhunoi bashkëshorten dhe të bijën, arrestohet 38 vjeçari në Devoll

Shqipëria

Dhunoi bashkëshorten dhe të bijën, arrestohet 38 vjeçari në Devoll

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet N. S. ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vajzës së tij të mitur.

Ndërkaq, në Maliq është proceduar penalisht shtetasi F. Xh., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke mos i dorëzuar dy fëmijët e tyre të mitur, bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci.

Në Pogradec u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. H., 59 vjeçe, pasi dyshohet se në fshatin Homçan, Pogradec, ka kanosur me fjalë një shtetas, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat