“Bardhi u përjashtua nga PD për këto 3 arsye”, Kulluri: Ja kush do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar

Shqipëria

“Bardhi u përjashtua nga PD për këto 3 arsye”, Kulluri: Ja kush do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:59
Edvin Kulluri

I ftuar në studion e “Newsline”, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, foli fillimisht për përjashtimin e Gazmend Bardhit nga partia.

Ai tha se arsyet për përjashtimin e tij janë bërë publike në media, duke theksuar se tre ishin arsyet kryesore.

Ndër të tjera, Kulluri tha se një arsye e tjetër e cila nuk ishte e shkruar është falsifikimi që sipas tij zoti Bardhi i bëri mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

“Arsyet dolën në media. 3 ishin arsyet kryesore. Së pari Bardhi nuk e ka ushtruar funksionin e sekretarit prej shtatorit. Së dyti ka qenë vendimi i tij për të kthyer si pjesë të grupit parlamentar në kundërshtim me vendimin e kryesisë së PD zotin, Bylykbashi në funksionin e bashkëkryetarit. Arsye e tretë ka qenë tejkalimi e kompetencave për të thirrur mbledhjen Këshillin Kombëtar dhe  katërta, zoti Bardhi hapur ka falsifikuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar që nuk u mbajt kurrë.

Askush nuk e di se çfarë ka bërë Bardhi atë ditë Brenda në zyrë.

Qëndrimet e Bardhit kanë në kundërshtim me rezolutën e krijuar në Kuvendin e 18 dhjetorit, për përjashtimin e Berishës.

Vendimet janë marrë në kryesi me debat dhe nuk ka qenë Basha ai që e ka larguar” tha Kulluri.

Ai tha se përjashtimet e deputetëve erdhën si pasojë e veprimeve të tyre. Sipas Kullurit një deputet nuk mund të jetë pjesë e dy partive.

“Përjashtimet e deputetëve kanë ardhur si pasojë e veprimeve të tyre në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Bardhi nuk mund të jetë pjesë e dy partive, edhe me PD edhe me “Rithemelimin”. Kjo është qesharake dhe komike.

Ata duhet të kishin dhënë dorëheqje nga këto funksione. Duhet të kishin thënë që nuk janë më pjesë e PD, por e grupit tjetër” shtoi ai.

Në lidhje me kreun e ri të Grupit Parlamentar të PD, Kulluri tha se Basha këtë post ia ka deleguar Flutura Açkës.

“Ne i jemi drejtuar kryetares së Kuvendit, që të njohi atë që duhet të njohi si kreu i Grupit Parlamentar, që është Lulzim Basha, i cili këtë funksion ia ka deleguar, Flutura Açkës” u shpreh Kulluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat