“Nuk ka konsensus për rezolutën e Kosovës”, Kulluri: Basha nuk do jetë në Samit, Berisha do të dalë në protestë

Shqipëria

“Nuk ka konsensus për rezolutën e Kosovës”, Kulluri: Basha nuk do jetë në Samit, Berisha do të dalë në protestë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:01
Lulzim Basha

Sekretari për Marrëdhënien me Publikën në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, i ftuar në “Newsline” foli edhe në lidhj me rezolutën për Kosovën dhe nëse PD ka komunikim me Partinë Socialiste.

Kulluri tha se nuk ka negociata, po ashtu shtoi se pala e tretë që është “Foltorja” ka një ide tjetër, që e bën të vështirë arritjen e një konsensusi.

“Ne kemi kërkuar një seancë plenare për qëndrimet e zotit Rama. Nuk ka negociata për rezolutë. Pala e tretë ka një ide tjetër, nuk ka një qëndrim të unifikuar. Do jetë e vështirë të ketë konsensus” tha Kulluri.

Më 16 tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit, ku siç shprehet Kulluri, kreu PD, Lulzim Basha nuk do të jetë i pranishëm, pasi nuk ka një ftës për të, duke theksuar se po ashtu se samiti është i liderëve  evropianë.

Ai shtoi se pjesë e këtij Samiti, do të jetë Sali Berisha, i cili do të jetë në shesh duke protestuar.

“Samiti është i liderëve evropianë dhe aty përfaqësohen institucionet, nuk ka një ftesë për Bashën. Ndërsa Berisha besoj do të marri pjesë, do të jetë në shesh, duke protestuar.

Ne do të jemi në punë, në atë punë që bëjnë çdo ditë.

Shumë shpejt do të kemi të gjithë platformën politike për dy vitet e ardhshme që do të jenë edhe vijat e përgjithshme të ofertës tonë elektorale.

Ofertë politike për të cilën ne do të kërkojmë votën e shqiptarëve” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat