Bardhi për votimin në Kuvend: Akt i pashembullt, mbyllën çdo hapësirë të opozitës

Shqipëria

Bardhi për votimin në Kuvend: Akt i pashembullt, mbyllën çdo hapësirë të opozitës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:10
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me votimin në Kuvend, ku u rrëzuan dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e te dhënave nga sistemi TIMS dhe koncesionet ne shëndetësi, si dhe kërkesa e depozituar më herët nga vetë deputeti Bardhi për ndryshimin e përbërjes se komisionit të reformës zgjedhore.

Bardhi tha se kryeministri Rama ka marrë pengë reformën zgjedhore. Ai gjithashtu e quajti të paprecedentë sjelljen e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla ditën e sotme në fund të seancës së posaçme, ku sipas tij ajo ka ndërhyrë në problemet e brendshme të opozitës. Ky reagim i tij vjen pasi kryeparlamentarja lexoi njoftimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për përjashtimin e Gazment Bardhit nga Partia Demokratike.

“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimi e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”,-reagoi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat