Hoxha: Hamasi mund të kërkojë ndihmë për vullnetarë

Shqipëria

Hoxha: Hamasi mund të kërkojë ndihmë për vullnetarë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:07
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar luftën mes Izraelit dhe Hamas-it, duke thënë se zgjidhja ushtarake mes vendeve mund të përfundoj me pasoja tragjike.

Në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se ajo që duhet të shmanget është përfshirja në një konflikt fetar, pasi mund të kërkohet ndihmë për vullnetarë që vijnë nga bota.

“Zgjidhja ushtarake për të hyrë në një zonë civile kaq masive të çon në një bilanc shumë shumë tragjik. Ata mund ta shterojnë burimin e Hamasit, por do të krijojnë një acarim në botën e arabe e fetare.

Gjëja që duhet të shmanget aty është përfshirja në një konflikt fetar sepse mund të kërkohet ndihmë nga ata që janë të rrethuar në Gaza dhe vullnetarë që vijnë nga bota. Serbia sipas Palestinës është trashgimtarja e ish-Jugosllavisë. Dhe ne kemi pasur marrëdhënie të mira me Palestinën. Nëse pasojat brenda Gazës do të jenë tragjike”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat