Basha me qytetarët e Lushnjës: Telenovelat e politikës, shfaqje shterpë për të mbuluar korrupsionin

Shqipëria

Basha me qytetarët e Lushnjës: Telenovelat e politikës, shfaqje shterpë për të mbuluar korrupsionin

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:44
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike takoi e bisedoi gjatë pasdites qytetarë e sipërmarrës në Lushnje me të cilët ndau projektin e PD për të qenë në shërbim të njerëzve.

Për një politikë në shërbim të tyre, që sipas Bashës dëgjon zërin e qytetarëve, që punon për të rritur mirqënien dhe le pas telenovelat e politikanëve.

“Fola me shumë qytetarë dhe biznese të vogla në Lushnje për taksat e larta dhe kostot e rritura që kanë vendosur në vështirësi edhe prodhuesit edhe konsumatorët. Për korrupsionin që cënon mirëqenien dhe për largimin masiv të shqiptarëve në emigracion, sepse fatkeqësisht Lushnja , ashtu si dhe qytetet e tjera, nuk ofron mundësi për të ndërtuar të ardhmen dhe një jetë më të mirë.

Përpara tyre dhe gjithë qytetarëve shtrohet çdo ditë e më shumë pyetja, nëse do të vazhdojmë kështu apo do të punojmë të gjithë bashkë për njw ndryshim të vërtetë. Për një politikë në shërbim të tyre, që dëgjon zërin e qytetarëve, që punon për të rritur mirëqenien dhe le pas telenovelat e politikanëve. Qëllimi i këtyre telenovelave është që të fshehë klientelizmin dhe korrupsionin e politikës pas një shfaqje shterpë që nuk jep asgjë për njerëzit. Partia Demokratike është e vendosur të punojë bashkë me çdo shqiptar për të mundësuar këtë ndryshim, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat