Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Ka shqiptarë në Rripin e Gazës, po bëjmë përpjekje për rikthim në atdhe

Shqipëria

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Ka shqiptarë në Rripin e Gazës, po bëjmë përpjekje për rikthim në atdhe

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Në Rripin e Gazës ka edhe shtetas shqiptarë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme Shqiptare.

Në reagimin zyrtar të tyre thuhet se po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin e tyre në atdhe.

Raportohet se MEPJ prej 48 orësh janë në kontakt me shqiptarët që kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës, pasi këta të fundit vetëm 2 ditë më parë kërkuan zyrtarisht ndihmë nga Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat