Zjarr në një pallat në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shqipëria

Zjarr në një pallat në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 20:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfshihet nga zjarri kasa qendrore elektrike e një pallati në lagjen “Granica”.

Mendohet se ngarkesa në rrjet ka bërë që të përfshihen në flakë kabllot elektrikë të këtij pallati.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat