Fushë Arrëz/ Burgjoni, fshati i harruar dhe izoluar

Shqipëria

Fushë Arrëz/ Burgjoni, fshati i harruar dhe izoluar

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Tri fshatra Aprrip e Gurit, Bugjon dhe Kokedogj në Fushë Arrëz janë totalisht të izoluar edhe gjatë verës.

Këto janë 3 fshatrat e fundit të  Fushë Arrëzës dhe për të shkuar aty është pothuajse e pamundur. Banorët e këtyre fshatrave për të dalë në qytet heqin shumë peripeci.

Në redaksinë e Fiks fare mbërriti një shqetësim nga këta banorë , të cilët ankohen për mungesën e rrugës dhe urës që lidh Bugjonin me Aprripën e Gurit. Ata ndihen të harruar nga pushteti vendor.

“Që javën e kaluar jemi izoluar totalisht dhe fëmijët po vihen në rrezik dita ditës duke kaluar lumin për të shkuar në shkollë. Kemi kontaktuar Bashkinë Fushë-Arrëz dhe na kanë thënë që nuk ka fonde për t’u ndihmuar. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër veç të kontaktojmë me juve“, shkruajnë banorët e Bugjonit në ankesën që sollën në Fiks Fare.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bugjonit. Fshati të duket sikur është shkëputur nga ndonjë film bardh e zi të fillim shekullit të kaluar. Rruga e pakalueshme  kurse urën që e ka marrë lumi para një viti, në vend të saj janë dy dërrasa. Edhe pse me këtë urë që kërkojnë banorët lidhen plot 3 fshatra, zëri i tyre nuk është dëgjuar. “Vetëm në Bugjon jemi 100 familje po dhe fshatrat e tjerë, ja në këtë biçim ure kalojmë“, shprehet ankuesi.

Fshati Bugjon përveç problematikës se urës kishte dhe probleme të tjera që lidheshin me shkollën 9-vjeçare të këtij fshati. Kjo shkollë nuk kishte kushte të përshtatshme për të kryer mësimin. Gjendja e saj ishte gati e rrënuar me drita të thyera , mure të çara , tualete pa ujë dhe në gjendje të mjerueshme. Madje kati i parë i godinës së shkollës ishte kthyer në magazinë të druve për djegie. Shkolla ka gjithsej gjashtë nxënës që bëjnë çdo ditë mësim në këtë ndërtesë në klasa kolektive. Fatmirësisht nëse mund të quhet kështu mësimi, zhvillohet në katin e dytë të godinës, me të njëjtën pamje si kati i parë, por këtu mungojnë drutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat