Evi Kokalari bën parashikimin për zgjedhjet e 2025: Ka vetëm një mënyrë për të mundur Ramën

Shqipëria

Evi Kokalari bën parashikimin për zgjedhjet e 2025: Ka vetëm një mënyrë për të mundur Ramën

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:55
Evi Kokalari

Evi Kokalari ka bërë një parashikim se kush mund t’i fitojë zgjedhjet e 2025-ës. Zonja Kokalari thotë që ka shanse që Rama të marrë mandatin e katërt.

E vetmja mënyrë thotë Kokalari, për të mundur Ramën është që të bashkohet baza nën logon e PD-së, me kryetar Lulzim Bashën, u shpreh Kokalari një një intervistë televizive.

“Unë mendoj që ka shanse që Rama të fitojë sërish në 2025-ën. E vetmja mënyrë për të mundur Ramën është që urgjentisht të bashkohet baza nën logon e PD-së, qoftë me kryetar Lulzim Bashën. Vulën e ka Lulzim Basha dhe pikë. Kjo duhet marrë në konsideratë.

Momentalisht PD-ja është super e ndarë, Foltorja është e dekurajuar sepse nuk duan të shkojnë në zgjedhje me Ilir Metën dhe unë nuk e di pse nuk e kupton Sali Berisha këtë gjë. Edhe më mirë te shkojë me Lulzim Bashën sesa me Ilir Metën, sepse siç thonë dhe amerikanët; më mirë shkoj me djallin që njoh.

Dhe Lulzim Basha është djalli që njeh Berisha, që i dha vetë jetë, e vendosi vetë kryetar të PD-së dhe ka qenë për 10 vjet me të. Unë nuk them është i mirë Basha. Lulzim Basha është vula e PD-së dhe kjo është e vetmja mënyrë që të fitojnë në 2025-ën. Bashën kryeministër e bëjmë vetëm ne, nuk do e bëjë kurrë Edi Rama. Mund ta bëjë veç president.

Do e mbajë afër t’i marrë mandate dhe t’i japë mjaftueshëm biznese apo një pjesë të qeverisë që të kënaqet Basha. Por nuk është mjaftueshëm. Por nëse nuk ka zgjidhje tjetër nuk jam kundër bashkëqeverisjes”, u shpreh Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat