Aksident i rëndë në Fier, makina përplas dy këmbësorë

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas dy këmbësorë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së shtunës para gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier. Për pasojë ka mbetur i plagosur një çift këmbësorësh.

Një automjet tip Volkswagen, që drejtohej nga një grua ka përplasur dy shtetasit, njëri prej të cilëve ka pësuar fraktura në këmbë.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor që po kryen veprimet e para si dhe po normalizon qarkullimin e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat