Spahiu: 3 arsyet pse Gjermania e do Ballkanin Perëndimor në BE

Shqipëria

Spahiu: 3 arsyet pse Gjermania e do Ballkanin Perëndimor në BE

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:03
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në një intervistë për Euronews Albania 3 arsye se përse Gjermania e do Ballkanin Perëndimor të integruar në Bashkimin Europian.

“Për herë të parë Bashkimi Europian dhe partnerët kryesorë, Berlini dhe Parisi konsiderojnë Tiranën partnerin më stabil, më të qëndrueshëm, më serioz për të programuar dhe koordinuar të gjithë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare në Ballkanin Perëndimor për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe Tirana tashmë është tryeza kryesore, jo si tryeza faktike e drurit, por si faktor politik, si strumbullari i cili mund të orientojë integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.

Avokatë të përfshirjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Europë janë gjermanët. Pse janë gjermanët? Këtu është antagonizmi dhe divergjenca e Gjermanisë me Francën. Franca e ka problem qe Ballkani të jetë në BE, Gjermania e ka avantazh që Ballkani Perëndimor të jetë në BE. Pse?

Së pari janë afro 3 milionë e gjysmë, deri në 4 milionë ballkanas të cilët, pa përfshirë Turqinë, të cilët jetojnë dhe punojnë dhe janë qytetarë kontribuues të drejtpërdrejtë në Gjermani. Janë një faktor i rëndësishëm ekonomik dhe politik për Gjermaninë.

Së dyti investimet gjermane janë shumë të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me investitorët francez.

E treta Ballkani është porta e parë kufitare e BE-së me Lindjen, Turqinë, Afrikën, vendet arabe,” – u shpreh Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat