Konflikt mes dy personave në Sarandë, plagoset me thikë 36-vjeçari

Shqipëria

Konflikt mes dy personave në Sarandë, plagoset me thikë 36-vjeçari

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një 36-vjeçaç ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se  rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin Leonard Poci

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar,  shtetasin Dh. T,  dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Poci aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat