U plagos me thikë/ Kush është Leonard Poçi, i arrestuar më parë për drogë dhe vjedhje

Shqipëria

U plagos me thikë/ Kush është Leonard Poçi, i arrestuar më parë për drogë dhe vjedhje

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Leonard Poçi, 36-vjeçari i cili u qëllua me thikë këtë të shtunë në Sarandë nga 30-vjeçari Dhimitri Terrolli , është një emër i njohur për policinë.

Poçi është përdorues i lëndëve narkotike dhe me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Më 1 mars të vitit 2023, Poçi u arrestua pasi iu gjet një sasi e vogël  “cannabis sativa”.

Në maj të vitit 2021, ai u vu në pranga për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë.

Gjithashtu, 36-vjeçari u arrestua në qershor të vitit 2017 pasi vodhi një celular, ndërsa në qershor të vitit 2015, vodhi sende në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat