Tabaku: Vullneti i deputetëve i qartë, zgjodhën Bardhin kryetar grupi

Shqipëria

Tabaku: Vullneti i deputetëve i qartë, zgjodhën Bardhin kryetar grupi

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:56
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka deklaruar se sitauta brenda PD-së nuk mund të zgjidhet nga asnjë vendim gjykate.

Sipas saj është faji i vetë demokratëve që duan të transferojnë situatën te mazhoranca, e cila sipas saj është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë sa më shumë.

Ajo shtoi më tej se deputetët e PD kanë shprehur qartësisht vullnetin e tyre për përfaqësimin, duke thënë se Gazment Bardhi ka marrë votën e shumicës për të qenë kreu i grupit parlamentar të PD.

“Këtë nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Është faji jonë që duam ta transferojmë te mazhoranca që është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë. Sot mazhoranca ka interes që debatin mos ta ketë me ne, por ne ta kemi me veten tonë.

Dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve që kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar. Duhet të shohim fytyrat e ministrave si qeshin që të kuptojmë se beteja jonë e brendshme nuk duhet të bëhet në parlament”, tha ajo ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat