Makina merr para këmbësorin, humb jetën 77-vjeçari në Koplik

Shqipëria

Makina merr para këmbësorin, humb jetën 77-vjeçari në Koplik

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Koplik.

Policia thotë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka përplasur për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat