I shpëtoi atentatit në 2021, kush është i riu që pagoi për djegien e lokalit në Tiranë

Shqipëria

I shpëtoi atentatit në 2021, kush është i riu që pagoi për djegien e lokalit në Tiranë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 10:51
Reidi Balla

Policia arrestoi një të ri në Tiranë, i cili dyshohet se kundrejt pagesës ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali duke djegur panelet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit.

Për këtë policia tha se i arrestuari ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh dhe si porositës dyshohet të jetë Reidi Balla.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se Reidi Balla është një emër i njohur për policinë për shkak se në vitin 2021, atij i është bërë atentat tek lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur me 12 tetor 2021.

Në deklarimin e dhënë në polici, i riu u shpreh se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar me armë zjarr.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat