Genc Burimi: BE-ja në krize të brendshme para samitit të Tiranës për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Shqipëria

Genc Burimi: BE-ja në krize të brendshme para samitit të Tiranës për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:45
Genc Burimi: BE-ja në krize të brendshme para samitit të Tiranës për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Pasojat diplomatike të situatës së krijuar pas sulmeve terroriste në Izrael po i tejkalojnë parashikimet edhe me pesimistët. Kur mendohej se ato sulme kishin si qellim kryesor te prishnin ne embrion pajtimin midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, kriza po depërton tani frikshëm dhe brenda radhëve të 27-ve të BE-se duke dëmtuar marrëdhëniet e udhëheqësve evropianë me kryetaren e Komisionit europian Ursula Von der Leyen. Ne momentin kur një pjese e BE-se mblidhet te hënë 16 tetor në Tiranë në kuadrin e procesit të Berlinit dhe kur presidenti Makron i pranishëm ne kryeqytetin e Shqipërisë do ta zgjasë qëndrimin dhe në 17 tetor ne kuadrin e një vizite shtetërore, e para e këtij lloji ne historinë e marrëdhënieve France – Shqipëri, Charles Michels ka vendosur te thërrasë pikërisht ne 17 tetor një mini samit urgjent te kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE-se për të analizuar deklaratat e bëra ne Izrael nga Ursula Von Der Leyen.

Një mbledhje me urgjence e « shefave » europiane që tingëllon si « gjyq » ndaj Kryekomisioneres e akuzuar se nuk ka shprehur një qëndrim te ekuilibruar gjate vizitës se saj te fundit ne Izrael. Konkretisht , ajo qe i kritikohet Kryetares se Komisionit Europian eshte harresa e palestinezeve ne deklaratat e saja. Përtej ngushëllimeve dhe solidaritetit te nevojshëm me Izraelin ajo s’duhet te kishte hezituar ta paralajmëronte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se evropianet nuk do te mbështesin operacione ushtarake ne rripin e Gazes jashtë kuadrit te se drejtës ndërkombëtare humanitare. Sipas komenteve qe qarkullojnë ketë fund jave ne media, fill pas vizitës se Von der Layen ne Izrael, ne disa kryeqytete evropiane nuk arrihet te kuptohet sesi Kryekomisionerja u mjaftua vetëm te mbështetja ndaj te drejtës qe ka Izraeli për t’iu përgjigjur “mizorive të kryera nga Hamasi” pa ua përmendur njëkohësisht autoritetet izraelite detyrimet themelore qe ata kane për te kursyer civilet e pafajshëm palestineze ne operacionet ushtarake kundra Hamasit ne Gaza.

Ne vije te pare te qëndrimeve kundra mesazheve te konsideruara si te njëanshme qe dha Von der Layen ne Izrael gjenden shtete qe kanë komunitete të rëndësishme nga palët ne konflikt ne Lindjen e Mesme, si Franca, Spanja , Belgjika , te cilave u është bashkangjitur dhe Irlanda. Qëndrimi i Kryetares se Komisionit europian është vlerësuar edhe me i pakuptueshme ne momentin kur numri 2 i Komisonit europian, spanjolli Jozef Borrel qe ndodhej ne te njëjtin momenti për një vizite ne Kine beri aty deklarata ne përputhje me pritshmëritë e kancelarive europiane që këto të fundit do te kishin preferuar t’i dëgjonin dhe nga goja e Von der Leyen ne Izrael. “Si përfaqësues i qëndrimit zyrtar të Bashkimit Europian, them se (urdhri i Izraelit për evakuimin e civileve nga Gaza veriore ) është krejtësisht i pamundur të zbatohet”, tha nga Pekini Borrell, i cili vazhdoi me tej : “Të imagjinosh se mund të zhvendosim një milion njerëz në 24 orë në një situatë si ajo e Gazës, kjo mund te shpjerë vetëm në një krizë humanitare”, sipas përfaqësuesit te lartë te politikes se jashtme te BE-se. Atëherë pse Kreykomisionerja nuk mbajti te njëjtin qëndrim ne Izrael ?

« Pesha e historisë » sipas një diplomati europian

Ne rrethin e Charles Michel, Kryetar i Këshillit europian që perfaqëson udhëheqësit e vendeve te BE-se komentet nuk janë aspak miqësore pas kësaj « gafe » te fundit te kryetares se Komisionit europian. Charles Michel dhe “VDL kane një rivalitet te hapur ne lidhje me kompetencën e politikes se jashtme te BE-se. Ndaj Charles Michel nuk hezitoi te marre kompetencen qe ai mendon se i takon duke beri kete komunikate mbrëmë: “Unë do mbledh një Këshill të jashtëzakonshëm Evropian për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët dhe një linjë të qartë dhe të unifikuar veprimi.” Shtypi francez i referohet ketë fundjave komenteve nga bashkëpunëtore të afërt të Charles Michel qe shprehen se Kryekomisionerja me qëndrimet e saja qe mbajti ne Izrael po luan me zjarrin dhe se mjaft vende anëtare te Be-se janë të shqetësuar për pasojat e rënda qe mund te vijnë. « Deklaratat e saja janë të rrezikshme sepse Von der Layen provokon ne ketë mënyre një polarizim te komuniteteve (myslymane dhe hebrenj) qe jetojnë në Evropë, me të gjitha pasojat qe dihen duke përfshirë rreziqe te larta për sigurinë. Von der Layen dërgon një mesazh shumë të keq për botën arabe dhe më gjerë për vendet e Jugut , ku Perëndimi perceptohet si praktikues i standardeve të dyfishta: një BE qe ngre zërin ne mbrojtje te se drejtës ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Ukrainën, por jo kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme. Po ashtu Von Der Lyen ne deklaratat e saja nënvlerëson rrezikun real te nje krize te re migracioni. Nëse një milion banorë të Gazës kalojnë në Egjipt, do të kemi një valë migrimi (drejt Europes) sepse nuk ka ne atë zone një Erdogan që mund t’i frenoje », komentohen kështu në rrethin e afërt të Charles Michel deklaratat e fundit te Von Der Layen ne Izrael.

Por kritikat ndaj Von Der Lyan ne dosjen e menaxhimit te krizës qe ka shpërthyer ne Lindjen e Mesme kishin filluar ne fakt qe para vizitës se saj ne Izrael. Fill pas sulmeve terroriste te Hamasit kundra Izraelit, komisioneri Oliver Varhelyi qe nuk është i ngarkuar vetëm me zgjerimin por dhe me politikën e fqinjësisë së BE-së, beri gafën absolute sipas kancelarive evropiane duke deklaruar se Komisioni europian do te pezullonte gjithë mbështetjen financiare për palestinezet. Sigurisht qe Komisioni europian pas habisë qe shkaktoi ajo deklarate e përgënjeshtroi menjëherë komisionerin Varhelyi , por rezulton, sipas komenteve ne Bruksel, se Varhelyi e kishte bere atë deklarate me dritën jeshile te Von Der Leyen e cila me pas u ç’solidariazua përballe polemikes ne radhët e të 27-ve kundra Komisionit.

Atëherë perse Ursula Von der Leyen nuk vepron ne diapazon me vendet anëtare te BE-se në krizën ku po zhytet Lindja e Mesme pas sulmeve te Hamasit ndaj Izraelit ? Sipas një burimi anonim diplomatik europian cituar nga korrespondente te shtypit francez ne Bruksel, qëndrimi i Kryetares se Komisionit europian qe vetëm mbështet Izraelin pa marre parasysh pasojat për civilet ne rripin e Gazës, lidhet dhe me origjinën e saj gjermane. « Gjermanet , sipas komentit te diplomatit europian, vazhdojnë te ndjejnë një faj historik ndaj hebrenjve »…

Si po vetembrohet Von der Leyen ?

Në këto kushte te nje polemike të pazakonte ne radhët e BE-se si i justifikon deklaratat e saja nga Izraeli Kryekomisionerja qe po i detyrojnë te 27-ët te marrin vendim një te shtune në darkë për një samit urgjent këtë të martë? Vete Von der Leyen ka preferuar te mos flase qe nga kthimi nga Izraeli te premten ne mbrëmje. Por rrethi i saj i ngushte nuk ka hezituar te kundërsulmoje me prononcime anonime tek disa media, ku vihen re tone habie sesi mund te kritikohet Von der Layen per ato qe tha apo qe nuk tha ne Izrael. “Kur shkon në një varrim, a u thuhet ne ato momente familjareve ne zi se duhet te bëni këtë apo atë? Duhet pare e vërteta ne sy mbi atë qe pësoi Izraeli në 7 tetor. Është sikur në Evropë të kishim humbur nga një vale atentatesh 65000 persona brenda një dite”, citon kështu e përditshmja franceze Figaro komente nga rrethi i ngushte i Kryekomisioneres.

Vete Von der Leyen eshte mjaftuar me një mesash ne X, drejtuar në gjuhë arabe, për opinionet publike në territoret palestineze dhe boten myslimane në përgjithësi, duke njoftuar se do te këtë një trefishim të ndihmës humanitare të BE-së nga 25 në 75 milionë euro « për t’u ardhur ne ndihme, shkruan Von Der Layen, civilëve me te pambrojtur në Gaza dhe ne rajonin në tërësi”.

A do të mjaftojë kjo ta pajtojë Kryetaren e Komisionit europian me udhëheqësit e BE-se ne mbledhjen e thirrur me urgjencë për shkak të saj këtë të martë 17 tetor ? Një gjë është e sigurt, ky samit I cili do te zhvillohet ne mbrëmje dhe me video-konference nuk do ta pengoje kështu presidentin Makron ta zhvilloje te plote vizitën e tij dy ditore ne Shqipëri, e para si Kryetar shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat