Sot Procesi i Berlinit në Tiranë, presidenti Bajram Begaj: Ngjarje e madhe historike!

Shqipëria

Sot Procesi i Berlinit në Tiranë, presidenti Bajram Begaj: Ngjarje e madhe historike!

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 09:10
Bajram Begaj

E gjithë Europa do i ketë sot sytë në Tiranë, ku do mbahet samiti i Procesit të Berlinit.

I pari ky që ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj, e konsideron këtë samit, i cili do bëjë bashkë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një ngjarje historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.

Mbajtja sot në Tiranë e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhje dhe suksese delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan presidenti Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat