Arrestohen dy persona në Shkodër, një në hetim

Shqipëria

Arrestohen dy persona në Shkodër, një në hetim

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Shkodër dhe ndaj një tjetri ka nisur procedimi penal.

Policia bën me dije se policia ka ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit shtetasin V. C., 26 vjeç, banues në Mamurras pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se Gjykata e Kurbinit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi V. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij, si dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. O., 21 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të dhënë dokumentet e veta dhe të automjetit që drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat