Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, dërgon për gjykim Alda Klosin

Shqipëria

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, dërgon për gjykim Alda Klosin

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:49
Alda Klosi

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet duke dërguar për gjykim ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi për akuzën e deklarimit të rremë të shumës së parave dhe një apartamenti.

Klosi akuzohet edhe për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijojnë veprimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat