Rutte mbërrin në Tiranë: Shpresojmë të ndihmojnë në uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Shqipëria

Rutte mbërrin në Tiranë: Shpresojmë të ndihmojnë në uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:33
Kryeministri i Holandës Mark Rutte

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka mbërritur në Tiranë, ku do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.

Ai u prit nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, më të cilin shkëmbeu dhe disa  batuta, ku më pas dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

Rutte nënvizoi se shpreson që të gjithë  të ndihmojë për të ulur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kam folur më parë me  presidentin Vuçiç, sot po kështu kam mundësi të flasë me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës dhe shpresoj të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat