Rama batuta me gazetarët e huaj: A po ju trajtojnë mirë?

Shqipëria

Rama batuta me gazetarët e huaj: A po ju trajtojnë mirë?

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:50
Edi Rama

Në momentin e pritjes së liderëve të BE-së dhe Ballkanit në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me gazetarët e huaj të pranishëm.

Ai i pyeti nëse po ndihen mirë, duke përjashtuar nga kjo pyetje gazetarët vendas që sipas tij janë gjithnjë të pakënaqur.

“Po ju trajtojnë të gjithëve mirë? Nuk po flas me palën tonë sepse ndoshta ata janë gjithmonë të palumtur, por ju pjesa tjetër? A po ju trajtojnë mirë?” – u shpreh Rama.

Ditën e sotme në Tiranë, do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat