Der Leyen: Dyert e BE-së janë të hapura, le të punojmë sot për këtë

Shqipëria

Der Leyen: Dyert e BE-së janë të hapura, le të punojmë sot për këtë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:02
Ursula Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se mbajtja e Samitit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor është mesazh i fuqishëm sesa i përkushtuar është Bashkimi Evropian ndaj zgjerimit.

Në prag të fillimit të Samitit, Der Leyen tha se janë të interesuar t’iu japin akses kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian.

Der Leyen: Dyert tona janë të hapura, le të punojmë sot për këtë

“Ky është një samit shumë i veçantë që kemi sot. Është procesi i 10-të i Berlinit, por që mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, dhe mendoj se dërgon një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një temë kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor.

Ne mund të përmirësohemi dhe për këtë arsye kam paraqitur planin tim të rritjes. Ne duam t'iu japim akses në tregun unik evropian, akses në kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në tregun e vetëm evropian. Por, për këtë ne kemi nevojë për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që janë të gatshëm të bëjnë reforma, ata që janë të gatshëm të përfundojnë tregjet e tyre të përbashkëta rajonale marrin fonde për investime nga Bashkimi Evropian, kështu që është një nxitje për ata që vërtet duan të ecin përpara, që duan të përmirësojnë ekonominë. Dyert tona janë të hapura dhe le të punojmë sot për këtë”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat