“Nusja gati, por dhëndri nuk vjen”, Presidenti i KiE i përgjigjet Ramës

Shqipëria

“Nusja gati, por dhëndri nuk vjen”, Presidenti i KiE i përgjigjet Ramës

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:07
Presidenti i Këshillit të Europës, Charls Michel

Presidenti i Këshillit të Europës, Charls Michel, gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me integrimin në Bashkimin Europian.

Krahasimin e Ramës të Shqipërisë me nusen që ishte gjithmonë gati dhe BE me dhëndrin që nuk vjen kurrë sepse dasma nuk bëhet.

Michel tha se “dasma po bëhet gati”, ndërsa sqaroi se procesi i zgjerimit të BE bazohet në meritë, ku vendet kandidate duhet të hartojnë dhe zbatojnë reforma.

“Dua të falënderoj juve dhe Scholz për angazhimin e tij. Kam ngritur një pyetje: A është BE e kënaqur vetëm për të menaxhuar kriza, apo dhe për të udhëhequr? Dhe në fakt, pati një përgjigje të qartë. Duam të udhëheqim dhe bashkërendojmë të ardhmen. Zgjerimi është pjesë e kësaj përgjigje, sepse është investim në paqe dhe begati në BE dhe anëtarët tanë të ardhshëm. Ky Proces Berlini është i rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor  me BE si dritë orientuese. Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vite më parë, ka qenë i ngadaltë shumë i ngadaltë , zhgënjyese për ju dhe për ne, por tashmë është koha për të realizuar këtë premtim. Duhet të bëjmë shumë dhe ju duhet të realizoni reformat. Mendoj se duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030. E di që është haur me disa skepticizma në rajonin tuaj. E di, Edi që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse kur dhëndri nuk vjen në dasmë. Ne po e përgatisim këtë dasmë. Në BE zgjerimi është një proces i bazuar në meritë, dhe duhet ta bëjnë që gjërat të lëvizin përmes reformave dhe nga ana jonë për nisjen e debatit serioz të zgjerimit”, tha Michel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat